Më rastin e 29 Nëntorit, që të majtët e nderojnë si Ditën e Çlirimit, grupi i njohur tashmë si “Nostalgjikët e Enverit” kanë shkuar tek “Varrezat e Dëshmorëve”.
Me pankarta në duar dhe me thirrjen “Parti, Enver, jemi gati kurdoherë!”, ata kanë marshuar para monumentit “Nënë Shqipëri”.
Sikurse shikohet edhe në fotot më poshtë, ata janë përshëndetur edhe me kryeministrin Edi Rama si dhe presidentin Ilir Meta.