Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin helen mbrëmjen e djeshme, 28 nëntor.
Një grua 48-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj 49-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në Polikhni, qytet në Greqinë perëndimore.
Sipas medieve vendase “thestival.gr” dhe “voria.gr”, mbrëmjen e së dielës 49-vjeçari shkoi në polici dhe rrëfeu se ka vrarë bashkëshorten e tij.
Çështja është marrë në dorëzim nga Departamenti i Krimeve pranë Drejtorisë së Sigurimit të Selanikut.