Bilishti do të jetë qyteti i radhës që do të mirëpresë Foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha. Takimi do të mbahet të premten, 3 dhjetor, ora 17.00, ne Qendren Kulturore.
Dy ditë më pas, të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ online e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.
“Ftojmë të gjithë demokratët shqiptarë nga Shtetet New Yersey, New York, Pennsylvania, Connecticut etj”, thuhet në ftesën e organizatorëve, duke njoftuar edhe vendin ku do të mblidhet diaspora, në ‘Marriot’ Hotel, 138 New Pehle Ave, Saddle Brrok, New Jersey 07663, USA.