Prapaskena

E rëndë në Gjirokastër, vdes 12-vjeçarja pasi u asfiksua nga tymi! Familja ishte pa drita, banesa u dogj nga qiriri

Publikuar: 28/11/2021

Tragjike në Gjirokastër! Një 12-vjeçare me iniciale H.N ka ndërruar jetë në fshatin Derviçan, pasi është asfiksuar nga tymi, si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e saj. Burime bëjnë të ditur se 12-vjeçarja nuk kishte energji elektrike në banesë dhe kishte ndezur qiririn. Ky i fundit ka rënë në divan dhe banesa ka marrë flakë. Vajza u gjet në tualet, pasi shkoi që të mbrohej nga flakët e zjarrit, ku dhe është asfiksuar. I plagosur në spital ka përfunduar edhe babai i saj, shtetasi I.N, i cili ishte në banesë bashkë me të kur ra zjarri.

‘Rreth orës 20:30, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dervician, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. N. Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, brenda saj kanë qënë shtetasi  I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare H.N, ku si pasojë janë  dëmtuar dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër. Pas mbërritjes në spital  12 vjeçarja si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi I.N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për  zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

Vetëm pak javë më parë një tjetër tragjedi ndodhi nga zjarri në fshatin Hllomo, të bashkisë Gjirokastër, ku për pasojë humbën jetën një një çift të moshuarish. Shkak i zjarri ishte bërë bombola e gazit. Irakli dhe Fotini Panajoti, përkatësisht 84 dhe 73 vjeç humbën jetën në mënyrë tragjike.



Më të lexuarat