Prapaskena

Dubai bëhet Kuq e Zi

Publikuar: 28/11/2021

Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar, duke u “veshur” e gjitha kuqezi.

Mbrëmjen e sotme, në nder të 28 nëntorit, ditë që përkon me 109-vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar, tek ndërtesa është projektuar flamuri kombëtar.

Kjo ka ardhur në shenjë urimi në ditën e Pavarësisë së shpallur më 28 nëntor 1912 për Shqipërinë. Burj Khalifa, e ndërtuar në vitin 2010, herë pas here ndryshon edhe pamjen e jashtme për të përcjellë mesazhe të rëndësishme, si ky për Shqipërinë.



Më të lexuarat