Prapaskena

Tronditëse / Gjyshi përdhunon dhe vret mbesën 3 vjeçe, njerëzimi po çmendet

Publikuar: 27/11/2021

Tronditëse dhe shokuese. Njerëzimi po del nga binarët. Gjyshi ka përdhunuar dhe vrarë mbesën 3 vjeçare në Mersin të Turqisë.

Trupi i pajetë i vajzës së identifikuar si Myslyme, u zbulua në pyll, jo shumë larg çadrës ku jetonte me familjen e saj.

Policia ka arrestuar sakaq gjyshin e saj, Hasan Yagal, pështyma e të cilit u gjet në qafën e vogëlushes nga ekspertët e kriminalistikës.

Edhe pse ai pretendon se thjesht e ka puthur, hetuesit dyshojnë se fëmija mund të jetë abuzuar seksualisht e kjo është ndoshta dhe arsyeja përse i është marrë jeta.

Nëna e vajzës deklaroi para policëve se 3-vjeçarja dhe vajza tjetër më e madhe nuk ishin fëmijë të burrit, por të vjehrrit, i cili e ka përdhunuar kur i shoqi ishte në ushtri.

Nuk tregova sepse kishim frikë”, ka thënë gruaja sipas shtypit vendas.

Dyshohet se vdekja e fëmijës mund të ketë ardhur pikërisht si pasojë e këtyre ngjarjeve shokuese në familjen e saj.

 



Më të lexuarat