Prapaskena

Shërbimet e huaja mesazh Berishës me aksidentin në Milot: Dil nga politika, ndryshe… (arsyet)

Publikuar: 27/11/2021

Një makinë e futur kundravajtje në autostradën Milot-Mamurras, gati sa nuk përplasi mbrë makinën ku po udhëtonte Sali Berisha, duke i rrezikur jetën.

Ngjarja e veshur me mister duket se nuk ishte thjeshtë një aksident. Provokimi i një aksidenti të rëndë, duke synuar pikërisht automjetin ku ndodhej ish-kryeministri Sali Berisha, mund të jetë një mesazh për këtë të fundit.

Dyshimet e para janë janë shprehur nga vetë rrethi i ngushtë i Sali Berishës. Burime për Prapaskenën thanë se i shqetësuar dhe i zverdhur është edhe vetë Berisha.

Mesazhin Sali Berishës dyshohet se ia kanë dhënë shërbimet e huaja, duke e paralajmëruar për t’u larguar në heshtje nga politike, ndryshe radhën tjetër, aksidenti mund të jetë i vërtë dhe fatal.

Incidenti i mbrëmshëm ka ndodhur në disa rrethana politike të caktuara.

Së pari, Sali Berisha ka nisur një betejë politike kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas shpalljes non grata si dhe pas detyrimit të Lulzim Bashës nga Uashingtoni për ta përjashtuar nga partia.

Së dyti, Sali Berisha refuzon mesazhin që Perëndimi i dha në 19 maj 2021, ku përmes shpalljes në listën e zezë nga SHBA, Berishës iu kërkuar fundi i palavdishëm politik, pra largimi nga politika dhe Partia Demokratike.

Së treti, Sali Berisha po finalizon një aksion politik për rrëzimin e Luzim Bashës, përmes Kuvendit paralel të 11 dhjetorit, me qëllim për t’u rikthyer në krye të PD-së si sfidë ndaj SHBA, të cilat kanë paralajmëruar se nëse një gjë e tillë ndodh, do të ndërpresin çdo marrëdhënie me PD.

Së katërti, Sali Berisha është bashkuar me aleatin e tij Ilir Meta, duke krijuar një front kundër SHBA dhe reformës në drejtësi, për të mbrojtur veten nga drejtësia e re dhe goditur investimin politik amerikan në Shqipëri.

Së pesti, SPAK-ut i mungon guximi për të goditur penalisht Sali Berishën, për ta zhbërë si faktor politik.

Së gjashti, CIA dhe FBI kanë paralajmëruar më parë Berishën për flirtet e tij me qarqet e Iranit, Beogradit, Athinës, Kinës etj.

Së shtati, shpallja non grata e Berishës nga DASH në maj 2021, pasuar me urdhrin e presidentit amerikan Joe Biden për t’i sekuestruar çdo pasuri, konfirmon se Sali Berisha është sot një politikan i skeduar si kundërshtar dhe problem për Perëndimin.

Aksidenti i çuditshëm dhe misterioz ka ndodhur pikërisht në këto rrethana dhe zhvillime të politike, ku Sali Berisha tashmë shihet si një faktor destabilizues, rrezik për Partinë Demokratike dhe investimin e Perëndimit në Shqipëri.



Më të lexuarat