Fotot që po shikoni vijnë nga Vlora dhe tregojnë momentet e fundit të Pamela Mërtirit, 34-vjeçares që u vetëflijua një ditë më parë bashkë me djalin e saj, vetëm 1 vjeç. Fotot janë publikuar nga gazetari Enrik Mehmeti për ‘Balkanweb’.
Aty shihet momenti që Mërtiri ngjitet në katin e pestë të një pallati në Vlorë. Të dy u dërguan në spital, por ndërruan jetë nga plagët e marra.
34–vjeçarja Pamela Mërtiri jetonte në Tiranë, ndërsa mësohet se mesditën e djeshme udhëtoi drejt Vlorës për të ndërmarrë aktin e rëndë.
Pamela Mertiri ishte me profesion farmaciste, vajza e një mjeku të njohur në qytetin e Vlorës. Ajo ishte në process divorci me babain e djalit të saj dhe prej muajsh kishte një gjendje të rënduar psikologjike që dyshohet se solli dhe vendimin vetëflijues.