Prapaskena

Kosovë/ Tre personat që mbetën të vrarë nga të shtënat me kallashnikov drejt autobusit, pistat ku po hetohet!

Publikuar: 27/11/2021

Ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e djeshme ka tronditur opinion publik në mbarë vendin.

Tre persona mbetën të varë si pasojë e një sulmi me armë zjarri drejt një autobusi në Gjollan të të Deçanit.

Viktima mbetën dy nxënësit Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç si edhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj. Një person tjetër mbeti i plagosur por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmetaj, ka reaguar për ngjarjen teksa theksoi se po hetohet në dy tre pista, ndërsa në të gjithë vendin po zhvillohen akisone për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të gjitha njësitet relevante janë këtu. Aktualisht i kemi dy ose tri pista në të cilat jemi duke punuar. Fatkeqësisht nuk mund të japim detaje sepse në pistat në të cilat po punojmë janë në fazë. Jemi duke punuar në dy ose tri drejtime, ku i kemi dyshimet me bazë të caktuar por është herët të themi se kemi person/a të dyshimtë”, tha Mehmeti.

Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani tha mbrëmjen e djeshme për Report Tv se autori ka qenë i vetëm, ndërsa përjashtoi mundësinë e një akti terrorist.

Në një rrëfim prekës, Laureta Kosumi, halla e 17-vjeçares që humbi jetën, thotë se mbesës së saj iu prenë ëndrrat në mes pasi ajo kishte dëshirë të bëhej mjeke, degë për të cilën edhe studionte.

Kosumi tregon se 17-vjeçarja po kthehej nga shkolla, ndërsa sipas saj. Mbesa kurrë nuk kishte thënë se më parë mund të kishte pasur ndonjëkonflikt nëpër linjat e urbanëve.



Më të lexuarat