Prapaskena

Bie zjarr në Spitalin Covid 3 në Tiranë, shtëllunga tymi dhe zjarrfikëse në vendngjarje (FOTO)

Publikuar: 27/11/2021

Ambientet e Spitalit Covid 3 janë përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të shtune, shkruan newsbomb.al. Mësohet se zjarri është vënën nën kontroll në kohë dhe nuk ka pacientë apo persona të tjerë të lënduar.

Zjarri ka rënë në katin e parë të Covid 3 që ndodhet në QSUT në Tiranë. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, në vendngjarje ka shtëllunga tymi dhe forca zjarrfikëse. Në këtë zonë ku ka rënë zjarr mësohet se nuk ka pacientë pasi është një dhomë mjeku.260787009 587453535817429 83421804820861129 nKati i parë i këtij pavioni përdoret për zyra për personelin, ndërsa pacientët dhe urgjenca për personat me Covid ndodhen në një ambient tjetër. Shkak paraprak dyshohet se është bërë një ngrohëse elektrike, e cila mund të jetë harruar ndezur.Spitali Covid 3 në QSUT është restauruar nga Qeveria për të përballuar ngarkesën e sistemit nga personat e infektuar, por deri sot aty nuk kishte pacientë. Pritet që Ministria e Shëndetësisë të dalë me njoftim zyrtar për rastin në fjalë.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.



Më të lexuarat