Shtëpia e Klodian Çalamanit ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në fshatin Grecalli të Fierit. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende, por dyshohet se ajo ka lidhje me vrasjen e vogëlushit Mateo Vasiu një javë më parë.
Aktualisht Klodian Çalamani ndodhet në paraburgumin e Vlorës dhe ka pranuar se ka vrarë 8 vjeçarin dhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Trupi i pajetë i Mateos u gjet pas disa orësh nga Policia, me dëmtime në kokë dhe i mbuluar me baltë.
Ngjarja e rëndë shkaktoi reagime të shumta në vend, ku u kërkua dhe rikthimi i dënimit me vdekje. Familjarët e Mateos nisën mbledhjen e firmave për varjen e vrasësit të djalit të tyre, Klodian Çalamanit.
Fier/ Informacion paraprak
Në fshatin Grecalli, Fier, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht banesa e shtetasit Klodian Çalamani, 39 vjeç. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.