Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me sulmin ne Kosove, ku mbetën të vrarë 3 persona ndërsa një u plagos.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama u ka shprehur ngushëllime familjarëve ndërkohë shton se autori duhet të marrë dënimin e merituar.
“Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues.”