Një ngjarje tragjike është shënuar mesditën e sotme në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Një grua 35-vjeçe u hodh së bashku me fëmijën në moshën 2-vjeç nga kati i pestë i pallatit.
Fatkeqësisht edhe pse janë dërguar me urgjencë në spiatal nëna dhe fëmija ndërruan jetë.
Mësohet se e vdekur ka mbetur Pamela Mërtiri së bashku me djalin e saj.
Burime konfirmojnë se Pamela nuk ishte banore e pallatit ku është hedhur.