Drejt një autobusi me nxënës në Kosovë është qëlluar me armë zjarri. Mediat vendase raportojnë se ka ndërruar jetë shoferi dhe dy nxënës, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur saktësisht në fshatin Gllogjan të Deçanit, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi ka konfirmuar për mediat vendase se ka të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.
“Dyshohet se ka të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi me nxënës, prokurorja kujdestare është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes”.-tha ai.