Prapaskena

Sulmi në Deçan, në autobus ishin 8 persona, dyshohet se ndaj tij qëlloi një person i vetëm

Publikuar: 26/11/2021

Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani, ka deklaruar se dyshimet e para bazuar në hetime, tregojnë se sulmuesi i autobusit mund të ketë qenë i vetëm, në kryerjen e veprës së rëndë në Gllogjan të Deçanit sonte, ku vdiqën tre persona, shoferi dhe dy nxënës.

Numri dy i Policisë Rajonale të Pejës përjashtoi mundësinë e ndonjë akti terrorist, ndërsa shtoi se kanë angazhuar të gjitha njësitet elite policore të rajonit e shumë shpejt pritet t’iu bashkohen edhe ato nga Prishtina, të udhëhequra nga Drejtori i Përgjithshëm.



Më të lexuarat