Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me tragjedinë e shkaktuar në Gllogjan të Deçanit, ku kanë mbetur të vdekur katër persona dhe 2 të plagosur. Osmani, me anë të një postimi në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjarëve, si dhe u ka bërë thirrje organeve të rendit që të gjejnë sa më shpejt autorin e ngjarjes, pasi e ka quajtur një goditje të rëndë për sigurinë e vendit.
“Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur.
Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin.
Ftoj organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë.
Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni”, shktuan ajo.