Vranësirat e dendura do të sjellin sot rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit.
Po ashtu dhe në vijim vranësirat e shumta do jenë prezente, por reshjet do të jenë më të pakta gjatë pasdites.
Ndërsa mbrëmja i ri-fuqizon reshjet në zonat malore dhe të ulëta.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë, ku në intervale të shkurtra do të jetë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 – 5 ballë.