Prapaskena

Përplasen katër makina në Lezhë, dyshohet se njëra prej tyre është e ish-Keyministrit Berisha

Publikuar: 26/11/2021

Përfshihen në aksident disa makina në aksin e autostradës Milot- Mamurras. Si pasojë 3 persona janë lënduar.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë teksa në aksident janë përfshirë katër makina. Njëra është makina shoqëruese e Berishës në takime.

Pas përfundimit të takimit ne Kurbin, përgjatë kthimit në kryeqytet njëra nga mjetet e eskortës së Berishës është përfshirë në aksident. Tre personat që janë lënduar lehtë po marrin mjekim në urgjencën e Laçit. Ende nuk janë mësuar shkaqet e aksidentit.



Më të lexuarat