Prapaskena

“Kjo është pyetje apo provokacia?”:Rama do votoj pro bashkimit Shqipëri-Kosovë

Publikuar: 26/11/2021

Kryeministri Edi Rama, është pyetur lidhur me bashkimin Kosovë-Shqipëri. Gazetari kosovar pyeti Ramën se nëse do mbahej një referendum, si do të votonte?

Kryeministri Rama tha se do të votojë pro. Ai gjithashtu pohoi se një gjë e tillë do të ndodhë, por se nuk di ta thotë kur.

Pyetja erdhi pas deklaratës së kryeministrit Kurti, i cili tha se do të votonte pro nëse do të mbahej një referendum për bashkimin Kosovë-Shqipëri.

Kjo është pyetje apo “provokacja”? Do votoja hapur pro, nëse më pyesni nëse a do ndodhi? Unë them se do të ndodhi. Nuk di të them ku do të ndodhi”-tha ndër të tjera Rama



Më të lexuarat