Prapaskena

Fakte për SPAK/ Hamz Islamaj dhe Gentjan Sula, tender korruptiv 4.6 miliardë lekë tek Ogerta Manastirliu, falsifikuan dokumentet, detajet e vjedhjes

Publikuar: 26/11/2021

Kompanitë BE-IS të Hamz Islamajt dhe Agi Kons të Gentjan Sulës vodhën me tenderin 4.6 miliardë lekë për ristrukturimin e godinave të Maternitetit Mbretëresha Geraldinë dhe ndërtimin e spitalit të ri. Dy kompanitë paraqitën ofertë anomalisht të ulët, Geraldina Prodani i shpalli fituese, vartësit e Manastirliut manipuluan dokumentet dhe frynë fondin limit, vjedhje skandaloze me zërin e punimeve dhe çmimet

Detajet nga dosja që do të zbulojmë sot janë një tjetër sfidë për SPAK-un, për të goditur korrupsionin në shëndetësi, dega më e korruptuar e qeverisjes. Protagonistë të abuzimit me paratë publike janë oligarkët Hamz Islamaj dhe Gentjan Sula, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Geraldina Prodani, njeriu që firmos në fund.
Islamaj dhe Sula, pasi dyshohet se kanë bërë një pazar me kupolën e korrupsionit në shëndetësi, kanë paraqitur një ofertë 466 395 123. Oferta është anomalisht e ulët dhe sipas ligjit  duhej të skualifikohej. Por, kjo ofertë jo vetëm nuk është përjashtuar si anomalisht e ulët, por me 27 tetor 2020, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Gelardina Prodani, ka shpallur fituese kompanitë e Hamz Islamajt dhe Gentjan Sulës. Kjo është shkelja e parë penale që duhet të jetë objekt i SPAK-ut.

Po budallenj janë vallë Hamz Islamaj dhe Gentjan Sula që të futen në një tender, me ofertë anomalish të ulët dhe të dalin me humbje?

 Në fakt ka ndodhur një gjë tjetër edhe më e rëndë. Ministria e Shëndetësisë ka fryrë në mënyrë fiktive fondin limit të tenderit, me qëllim për të futur në kurth kompanitë e tjera, dhe për t’i dhënë tenderin dy klientëve sipas pazarit paraprak. Afera ka nisur që nga shmangia e garës dhe mungesa e transparencës për realizimin e hartimit të projektit teknik për ndërtimin e spitalit të ri.

Në ekspertizë, anëtarët e grupit nuk janë shprehur si ka qenë gjendja e godinave para dhe pas tërmetit, për rrjedhojë ndryshimet në preventivin teknik janë të paligjshme. Nga ana tjetër, anëtarët e grupit që kanë hartuar aktekspertizën në konflikt të plotë interesi, pasi kanë qenë në të njëjtën kohë edhe anëtarë të grupit të hartimit të projektimit teknik. Më tej, është shmangur përllogaritja e kostove për punimet ndërtimore sipas çmimeve të tregut, me qëllim për të vjedhur paratë.

Më tej, vjedhja ka vijuar me zërat kryesorë të punës. Termo dhe hidroizolimi i pllakës së themelit dhe katit nëntokë, termoizolimi me polesterol. Hidroizolimi me dy shtresa, gjeotekstil, shtresë mbrojtëse”, janë shënuar me çmimin 30,000 lekë/m2, kur në fakt çmimi real është 12,309 lekë/m2. Me këtë lëvizje, janë vjedhur 140 milionë lekë. Vetëm ky fakt do të mjaftonte që SPAK të lëshojë urdhër-arrestet, pasi vjedhja është flagrante. Këto detaje të dokumentuara janë vetëm një pjesë e vjedhjeve me këtë tender dhe ky tender është vetëm një pjesë e vjedhjes së madhe në Ministrinë e Shëndetësisë./Pamfleti



Më të lexuarat