Personi në foto është Gani Gjokaj, shoferi i cili humbi jetën pas sulmit me armë zjarri në drejtim të autobusit me nxënës që ai drejtonte në Kosovë.
Nga sulmi humbën jetë dhe dy nxënës, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Gllogjan të Deçanit në Kosovë.
Drejt një autobusi me nxënës është qëlluar me armë zjarri nga persona të maskuar dhe për pasojë kanë humbur jetën shoferi dhe dy nxënës, ndërsa një tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje kome në spital.
Ka qenë drejtori i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj që ka konfirmuar se nxënësi i plagosur ndodhet në gjendje kome. Shkaqet e krimit janë ende të paqarta, ndërsa mësohet se viktimat janë shoferi Gani Gjokaj dhe dy nxënësit, Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj. Brenda autobusit që u sulmua me kallashnikov mësohet se ishin 8 persona.