Prapaskena

Berisha: Rama shpëtoi Bashën nga burgu, i mbylli dosjen e lobimit rus

Publikuar: 26/11/2021

Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të PD,  Lulzim Basha si një njeri që sot duhet të ishte në burg.

Nga Foltorja e Kurbinit, Berisha ka treguar dy dosjet e Bashës në SHBA, për të cilat edhe mund të arrestohej, dosjen “Muzinë” dhe “Toyota Yaris”.

Berisha se Bashës ia mbylli dosjen Edi Rama.

“Kur unë i kërkoj të denoncojë 3 gjykatës të lartë që kanë dalë të inkriminuar, kryetari i opozitës thotë “Mos i denonco një herë”. Për rrogën e vajzës që kishte harruar ta deklarojë një gjykatës në Shkodër, e nxorrën nga sistemi.

Z. Basha, dil dhe thuaju demokratëve për dosjen “Muzin”, je i përshtatshëm për qeli në Shqipëri dhe SHBA.  E dini ç’ndodhi me dosjen në Apel?  Prokurori dosjen “Muzin” ku Basha akuzohet për pastrim parash nuk e çoi në GjL dhe i skadoi afati.

Pse Rama ta bëri këtë nder me dosjen tënde? Po kaq e zezë për ty është edhe dosja Toyota Yaris. Denoncon se do të vijnë 5 mln euro me Toyota. I them unë si e more vesh?

Erdhën në Durrës, 1 mln i ndanë me të tjerët e me Taulantin. Erdhën ata, më vonë i thonë gazetarët se ti Lul ke bërë fushatë në clubin e atyre që prisnin Toyota Yaris”, tha Berisha



Më të lexuarat