Në Gjykatën e Tiranës ka dëshmuar sot Izet Haxhia, i pandehur për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari. Haxhiaj ka deklaruar publikisht se vrasja e Hajdarit është urdhëruar nga drejtues të lartë të PD dhe se natën e vrasjes ai u nxor në pritë.
Dëshmia e dhënë sot konsiderohet kyçe, pasi është hera e parë që Haxhia flet para drejtësisë për ngjarjen. Prapaskena zbard dëshminë e tij në Gjykatën e Tiranës.
Dëshmia e Izet Haxhisë
Prokurori Dritan Hoxha
Avokat: Idajet Beqiri
Akuza: Vrasje me dashje në bashkëpunim
Deklarimet e para të të pandehurit për momentin e vrasjes së Azem Hajdarit
Prill – Maj 1998
Isha në arrest shtëpie në kohën kur njerëz të rëndësishëm me poste të larta në PD vinin pranë banesës time tek kafja e BATËS. Aty vinte edhe Halil Haklaj. E njihja që në kohën e gjimnazit. Ndërkohë që mbi 12 punonjës të shërbimit informativ më ndiqnin çdo lëvizje timen, madje kishin marrë dhe një banesë përballë pallatit ku unë banoja.
Vëllai i Kastriot Islamit kishte njoftuar ish-kryeministrin në atë kohë Fatos Nano se unë takohesha me Halil Haklajn.
Gjatë një vizite timen në Tropojë, Fatmir Haklaj, më thotë se Azem Hajdari do të kishte probleme nëse do të vinte në qytet. I njoftova njerëzit e afërt të Azemit për situatën në Tropojë dhe i thashë që ata nuk duhet ta lejojnë të shkojë, por ai gjithsesi vajti për fushatë në Tropojë në datën 4.
Atë ditë ndaj Azemit ishin ngritur katër prita dhe një person mbeti i plagosur. Vëllai im, Ismeti, i ka marrë dhe në besë të tij grupi i PD i kryesuar nga Azemi kanë mundur të largohen nga Tropoja drejt Tiranës.
Në korrik vjen Halil Haklaj. Ai ka punuar që prej viteve të shkuara në SHISH madje ka qenë i akuzuar dhe për transport armësh. Ai më tha se Fatmir Haklaj i kish kërkuar armë mitraloz, të cilat ai i kishte siguruar në qytetin e Gramshit.
Unë s’pranova ta shoqëroj por me të shkoi im vëlla, Isamedini. Por doli më pas që kjo ishte një kurth i SHISH, i cili ishte bërë në bashkëpunim dhe me ish-ministrin e Brendshëm, i dorëhequr më pas, Neritan Cekën. Vëllai im u arrestua dhe gjyqi për të nuk caktohej nga gjykata.
20 GUSHT
Fatmir Haklaj merr peng Taulant Dedën dhe kërkon si kusht caktimin e një date gjyqi për vëllain tim, Isamedinin. Seanca e gjyqit u caktua në gjykatën e Durrësit, pas ndërhyrjes edhe të ish- shefit të shërbimit, Fatos Klosi.
Muharrem Haklaj takohet me Azem Hajdarin në zyrën e tij në selinë blu më 1 shtator.
Azemi i pati pranuar se vrasja e djalit të tij kish ardhur nga zyra e katit të dytë të selisë blu, duke aluduar atë të Sali Berishës.
Pas bisedës me Muharrrem Haklaj m’u rrëfye për takimin me Azemin.
11 shtator ora 17:00
Fatmir Haklaj vjen në Tiranë më takon në Tiranë.
Jemi takuar tek hotel “Murati” në Linz, e njohur prej nesh si bazë e SHISH.
Aty vjen dhe Jaho Mulosmani me një mjet, të cilin e përdorte si makinë të dytë jo zyrtare, Skënder Gjinushi.
Fatmir Haklaj kish dhënë dorëheqjen nga shefi komisariati Tropojë. Ai donte të takonte Dem Dollapin dhe Luftar Lumneshin.
Më dhanë një radio-marrës dhe më lanë pranë selisë së PD. Fatmir Haklaj interesohej se ku ndodheshin këta dy persona për të cilët pyeta dhe mësova se kishin shkuar të shoqëronin Azemin në takimet elektorale në Fier.
Të nesërmen në shtëpinë time erdhën të më takonin Fatmir Haklaj dhe grupi i tij. Dukeshin pa gjumë. I informova për personat që u interesuan një ditë më parë. Atë ditë ishte dhe ndarja ime me ta.
Më 12 shtator ora 17:30
Po qëndroja në bilardon pranë Shkollës së Kuqe në Tiranë. Vjen një makinë NISAN. Ishte Jaho Mulosmani dhe Halil Haklaj. Me morën duke më thënë se donin të më bënin një xhiro.
Tek Prokuroria e Përgjithshme, Jaho ndalon dhe takon një të njohurin e tij që punonte në prokurori.
Shkuam te Liqeni me makinën e Fatmir Metës, shefit të ri të komisariatit Tropojë.
Atë ditë ishim unë, Fatmir Haklaj, Elezi, Naim Cangu, ndërsa Jaho Mulosmani gjatë kësaj kohe lëvizte me një person tjetër.
Në atë vend vjen dhe Astrit Murdaku, shofer i makinës së blinduar TOYOTA. Çohemi nga dreka dhe në ikje makinës ju vu një fenelinë policie.
Agim Logu, Elez Haklaj, Halil Haklaj dhe unë ishim tek një furgon policie.
U futëm tek kafe “Europa”, rreth orës 19:30.
Halili u çua për 20 min nga tavolina dhe kërkoi të më mbante në kafe me çdo kusht.
Më pas shkuam tek kafe “Roma”, shkoj me Halil Haklajn dhe në atë kohë dëgjova 4 breshëri të shkurtra kallashnikovi, 2 pistoleta dhe prapë një breshëri kallashnikovi.
Halili po kërkonte në radio Fatmir Haklajn dhe Jaho Mulosmanin. Fatmiri u përgjigj dhe na tha ta prisnim tek Nehat Kulla.
Kur u takuam Fatmiri dhe Jaho mbanin Cangun në krah pasi ai kishte mbetur i plagosur dhe po jepte shpirt. Breshëritë e armëve ishin si shkëmbim zjarri.
Halili çmontoi targat e makinës që kishin targa të Vlorës. Nehat Kulla me të birin e tij i drejtuan për tek spitali bashkë me të plagosurin.
Pas 15 minutash më thanë se kishin vrarë Azem Hajdarin.
Të nesërmen shkova me mëngjes në PD. Pyes se çfarë kish ndodhur.
Mësova se Mentor a Bujar Daja e kishte marrë në telefon Azemin duke e njoftuar për një makinë të dyshimtë jashtë PD. Shpresa Breçani, ish anëtare e këshillit të PD ka qenë e para që ka dhënë informacionin e një makine që do hidhte në erë PD-në.
Makina ka qëndruar për më shumë se 1 orë e gjysmë pak metra larg selisë së PD.
Në 19:30 Azemi është kthyer në seli nga Fieri dhe ka pirë kafe me gruan e tij Fatmirën, e cila ishte shtatzënë pranë kafes poshtë selisë. Shpresa Breçani gjatë kësaj kohe është ngjitur dy herë tek zyra e Berishës.
Rreth orës 20:45 min, Azemi ësht ngjitur tek zyra e Berishës. Është pyetur për takimet elektorale në Fier dhe Elbasan.
Trafiku i telefonave?
Azemi kishte 2 numra telefoni. Sali Berisha mbante 2 telefona: një në emër të tij dhe një në emër të tjetërkujt. Ky numër i dytë ka marrë Azemin atë ditë duke i kërkuar të kthehet në Tiranë.
Fisnik Sina ( këshilltar i Berishës, Genc Pollo dhe Linda Islami këshilltare për mediat, kanë qenë në zyrën e Berishës, pikërisht në momentin kur ky i fundit i kërkoi Azemit të dilte jashtë të shihet situatën.
Azemi futet në zyrën e tij dhe thërret Sali Lushën. Monton pistoletën e tij tip Zastava dhe rrugës dikush e merr në telefonin e tij, telefonatë që nuk është zbardhur kurrë, pasi ky telefon u zhduk nga vendngjarja.
Azemin e shoqërojnë dy badigardët e tij, ndërsa Sali Lusha ndalon në derën e selisë demokratike.
Azemi i afrohet makinës, dhe i bie xhamit të parë pa ditur se kush ishte brenda në të. Makina ishte parkuar rreth 30 metra larg PD.
Fatmir Haklaj dhe Naim Cangu dalin me kallash nga makina dhe Fatmiri del i përkulur duke i thënë “U takuan prapë” dhe qëllon drejt tij me dy breshëri.
Nga ana tjetër, Besim Çera kishte mbërthyer Jaho Mulosmanin që ishte në timonin e makinës.
Unë bashkë me Azemin kemi qenë bashkëthemelues të Partisë Demokratike, dhe pas kësaj ngjarjeje u ndjeva i përdorur.
Unë e di të vërtetën.
Me 14 shtator, unë kam qenë në krye të sulmeve me armë të institucioneve dhe e pranoj këtë gjë, por TVSH e mbrojta nga plaçkitja.
Pas lajmit për arrestimin e Berishës si përgjegjës për ngjarjet, unë ika në Shkodër për më shumë se dy javë.
Për mua ishte dhënë urdhri për pushkatim pa paralajmërim.
Më pas nga largohem për në Tropojë dhe atje takohem me Fatmir Haklajn dhe Jaho Mulosmanin dhe aty i pyeta pse e vratë?
Fatmiri më tha se s’kam pasur qëllim të vras Azemin duke m’u betuar tek vëllai i tij.
“Ne kur e pamë Azemin duke dalë nga PD, thamë ku shkon ky i humbur?!..Prisnim të takonim Dem Dollapin dhe një kasetë”.