Kryetarja e Lëvisjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratën e Bashës, në lidhje me Trekendëshin e Bermudës. E ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24, Kryemadhi tha se Basha batutën e ka kopjuar, pasi fillimisht këtë e ka përdorur Petrit Vasili, ndërkohë që ka vazhduar duke pyetur se Basha ku hynë në këtë trekëndësh, jashtë apo brenda.
Ajo gjithashtu shtoi se e keqja e politikës në vend nuk është Edi Rama, por edhe opozita pasi janë ata që i kanë dhënë pushtetin, me bojkotin që kanë bërë.
Biseda:
Balla: Zonja Kryemadhi po e nis pak me gjysmë humor dhe me gjysmë të vërtetë, zoti Basha foli për trekëndëshin e Bermudës pra Rama, Meta dhe Berisha, ju jeni pak xheloze që nuk ju përfshiu tek ky trekëndëshi?
Kryemadhi: Vetëm një pyetje kisha ku është zoti Basha këtu është jashtë apo brenda? Është jashtë trekëndëshit të Bermudës apo brenda trekëndëshit të Bermudës? Spektator nuk besoj se është. Sepse ta përmendësh trekëndëshin e Bermudës. Kur më pyetën në Zërin e Amerikës, edhe thashë asgjë e re nga Fronti i Lindjes. Menada tha: Nga fronti perëndimit? Jo i thashë nga Fronti i Lindjes. E them këtë që, për t’i anashkaluar problemet dhe për të ngritur një alibi qoftë dhe për të prodhuar diçka interesante për të hedhur ushqim në media për qytetarët. Sepse ne mund të flasim për parime me orë të tëra për shifra gjëra që kanë efekt tek qytetarët dhe një batutë mbahet mend nga të gjithë njerëzit dhe nuk mban mend atë çfarë është më e mira. Unë kam përshtypjen që e ka një batutë të kopjuar nuk e ka të tij, të paktën në opinionin tim dhe duke qenë që është një batutë e kopjuar dhe nuk e kupton atë që thotë. Unë mendoj që e keqja e politikës shqiptare është shumë kollaj për të vendosur gishtin tek tjetri, dhe unë mund të them, po, që është e keqja tek Edi Rama. Por nuk është Edi Rama faktikisht, Edi Rama është një individ por është i gjithë enturazhi që i jep pushtetin Edi Ramës. Jemi dhe ne, që ja dhamë pushtetin Edi Ramës me të gjithë bojkotin dhe largimin nga institucionet që bëmë. Është i gjithë enturazhi dhe e gjithë jeta politike që ne ndërtojmë e vendosim në funksion për t’i krijuar hapësirat Edi Ramës për të manipuluar opinionin publik, për të manipuluar grupe interesi dhe kështu me radhë.