Prapaskena

Rama: Berisha është bërë për ‘i shkretë’, mos u katandistë njeriu në atë derexhe

Publikuar: 25/11/2021

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar ‘të shkretë’ paraardhësin e tij, Sali Berisha. I ftuar në “Të paekspozuarit”, Rama tha se një person i Berisha është një i shkretë.

Ai shtoi se ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike është katandisur në një formë që s’duhet të katandiset njeri.

“Se Shkullakut, ai i shkreti, sepse realisht është bërë për i shkretë, është i shkretë ai tashmë. I shkreti që mos u katandisttë njeriu në atë derexhe, e bën Shkullakun të mendojë se është flladi i të resë,”- tha Rama. 



Më të lexuarat