Prapaskena

Përdhunoi nipin e tij 8-vjeç, jepet masa e sigurisë për Belul Kokollarin

Publikuar: 25/11/2021

I arrestuari si i dyshuari për përdhunimin e nipit,45-vjeçari kosovar Belul Kokollari njihet me masën e sigurisë në Gjykatën e Beratit.

Nën masa të rrepta sigurie,është sjellë mbrëmjen e sotme pranë ambjenteve të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat 45-vjeçari Belul Kokollari.Në një seancë që ka zgjatur vetëm 5 minuta,Kokollari është njohur me akuzën e ngritur ndaj tij nga prokurorja A.Papajani si dhe me masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë për të në mungesë,masë që i është komunikuar nga gjyqtarja Matilda Llangozi.Pasi ka dëgjuar akuzën,mësohet se Kokollari ka thënë vetëm “është një montim” dhe më pas policia e ka nxjerrë nga salla dhe e ka shoqëruar drejt ambjenteve të IEPV-së Berat.Ndaj 45-vjeçarit rëndon akuza e “marrëdhênieve seksuale ose homoseksuale me të mitur”.Ai u arrestua mesditën e sotme në pikën kufitare të Morinës,duke ardhur për Shqipëri.

45-vjeçari nga Prizreni Belul Kokollari u akuzua nga nipi i tij 8-vjeç se kishte abuzuar me të seksualisht një muaj më parë,kur ai me nënën kishin shkuar për pushime tek daja në Prizren.



Më të lexuarat