Prapaskena

“Beteja” në PD, Rama: Me Berishën ajo parti nuk sheh më dritë dielli, “non grata” është gur i rëndë në qafën e tij

Publikuar: 25/11/2021

Kryeministri Edi Rama ka komentuar betejën që po zhvillohet në PD mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe liderit historik të asaj partie, Sali Berishës.

Sipas tij, nëse Berisha vjen sërish në krye të Partisë Demokratike, atëherë kjo parti nuk do e shihte më dritën e diellit.

“ Në asnjë parti tjetër veç asaj partie nuk do ta mbante dot një njeri që humb 5 herë. Por njeriu që e ka mbajtur i numëron sa herë ka humbur, a thua se u zgjua nga gjumi letargjik. Nëse do pragmatizëm, do isha me Saliun. Nëse unë do të isha i zhveshur nga interesi për vendin, që gjërat në këtë vend të shkojnë mirë. Por nga pikëpamja personale, më falni për mungesën e modestisë, qoftë me njërin qoftë tjetrin nuk është çështje e rrezikshmërisë si kundërshtarë.  Por nga pikëpamja e vendit, nëse do isha i zhveshur nga këto, sa më parë do thosha ai aty ku ishte që kjo parti të mos shikojë më dritë dielli me sy. Nuk është më e njëjta gjë. Mos u katandistë njeriu në atë derexhe. I duket sikur është e reja që po vjen”, tha Rama.

Përsa i përket shhpalljes “non grata” të Berishës, kryeministri tha se ky është një gur i rëndë në qafën e ish-kryeministrit.

“Vënia në diskutim e faktit që kjo gjë e rëndë, nga një gurë në qafën e një njeriu… Unë e konsideroj fatkeqësi të madhe që një karrierë politike, të pëfundojë me atë gur në qafë. Por, që ky gur në qafën e një njeriu, të kthehet në gur në qafën e një vendi është shumë e tepërt. Dhe nga ana tjetër, është në fakt një histori shumë tragjikomike ajo që i ndodh Partisë Demokratike”, u shpreh kryeministri.



Më të lexuarat