Ndërsa Amazon përgatitet të bëjë 2 miliardë paund në shitjet e së Premtes së Zezë në Mbretërinë e Bashkuar, stafi i magazinës ka akuzuar pronarin se po i trajton ata si “skllevër” ose “robotë”.
“ Artikujt janë shumë të rëndë, gjq që e bën punën fizike shumë të papërballueshme dhe urdhrat e dhëna nga drejtuesi janë stresuese. Gjithçka ka të bëjë me paratë.”-thonë ata.
Mediat e huaja raportojnë se brenda ambienteve të punës ka pasur njerëz që kishin humbur vetëdijen, ose që vuanin nga lëndime traumatike, probleme me frymëmarrjen, dhimbje gjoksi ose kardiake.
Një tjetër ish-punëtor tha se vitet e punës manuale për Amazon i shkaktuan shumë probleme me shtyllen kurrizore.
Ai tha: “Amazon i sheh njerëzit ashtu si numrat, ashtu si minjtë.” Ambulancat mbërrijnë shumë shpesh në kompani ndërkohë që ka pasur dhe një rast ku një nga punonjësit ka tentuar të vetëvritet.