Prapaskena

Foto / Familjarët e Mateos hyjnë në shtëpinë e tmerrit, ndezin qirinj në vendin ku u gropos 8-vjeçari

Publikuar: 24/11/2021

Një javë pas krimit makabër në Grecalli të Fierit, familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu kanë hyrë në shtëpinë e tmerrit, ku Klodian Çalamani vrau dhe groposi fëmijën.

Pasi janë hequr shiritat e skemës së krimit, familjarët kanë ndezur qirinj në gropën ku u varros 8-vjecari.

Brenda oborrit dhe banesës së 38 vjeçarit Klodian Çalamanit ka orendi shtëpiake të vjetra, bizhuteri femrash, xhama të thyer, zinxhirë e gozhdë të mëdha ndërsa dhoma e tij ofron vetëm rrëmujë, ambient të çrregullt e të pistë.

Në banesën e tij nuk mungojnë ushqimet e cigaret.

Familjarët pretendojnë se një e afërme e familjes së Mateos di rrethanat e vërteta që shtynë 38-vjeçarin t’i marrë jetën fëmijës së mitur. Pritet që grupi hetimor të marrë deklaratat e personave ku dyshon familja e të zbardhet ngjarja makabër në fshatin Daullas që ka tronditur opinionin publik.

Gjatë këtyre ditëve nga familjarët e 8 vjeçarit është kërkuar dënim maksimal për autorin e vrasjes Klodian Çalamani, i cili ndodhet në paraburgimin e Vlorës.



Më të lexuarat