Prapaskena

Rama për ndarjen nga jeta të Hueyda El Sayed: Lamtumirë shoqe e vogël

Publikuar: 23/11/2021

Hueyda El Sayed, artistja shqiptare multidimensionale ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare, në një spital të Luksemburgut.

Për këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. “Lamtumirë shoqe e vogël”, ka shkruar Rama në Facebook.

El Sayed mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën nuk mundi ta fitonte betejën.

Ajo la pas bashkëshortin dhe djalin e saj të vogël, Gabriel.



Më të lexuarat