Prapaskena

Në shtëpinë e një vrasësi/ Alkool e duhan, mobilie e rroba të hedhura përtokë, ja si jetonte Klodian Çalamani, krimineli që i mori jetën 8-vjeçarit Mateo Vasiu

Publikuar: 23/11/2021

Një gotë rakie e një paketë cigare mbi tavolinë, mobilie të shkatërruara, rroba të hedhura përtokë, e diku në mur të varur dy flamuj shqiptarë… kështu duket shtëpia e vrasësit të 8-vjeçarit Mateo Vasiu. Report Tv ka siguruar sot pamje brenda shtëpisë së Çalamanit në fshatin Grecalli, pamje që ‘flasin’ vetë. Çalamani ishte një person problematik që nuk punonte e që në të shumtën e kohës ishte nën ndikimin e alkoolit.

Mateo Vasiu u vra në mënyrë brutale nga Çalamani në 16 nëntor, vrasje që ka ngjallur jo pak revoltë të qytetarëve, të cilët kërkojnë dënimin e tij me vdekje.

Nga frika e një sulmi në burgun e Fierit, Klodian Çalamani u transferua në qelinë e izolimit në paraburgimin e Vlorës pasi iu dha masa ‘arrest me burg’ në mungesë, për shkak se të afërmit e 8-vjeçarit mësyn në Gjykatën e Fierit.



Më të lexuarat