Prapaskena

Meta non-grata nga SHBA? Flet për herë të parë Monika Kryemadhi: Luli i lig, ja pse përfunduam me 4 deputetë!

Publikuar: 23/11/2021

Monika Kryemadhi ka dhënë një intervistë ku ka folur për një sërë çështjesh, përfshirë edhe mundësinë e shpalljes non-grata nga SHBA, të Ilir Metës dhe familjes së tyre.

Kryemadhi thotë se këto janë “sajesa tavolinash”.

Kryemadhi ka folur për humbjen e zgjedhjeve në 25 prill, ku mori vetëm katër mandate, ndërkohë që deklaronte se do të merrte 40!

Në intervistë ajo e ka quajtur Lulzim Bashën, ish aleatin në zgjedhje, “një njeri të lig”.

Pjesë nga intervista: 

Ku jeni zhdukur gjithë këtë kohë? Që prej 25 prillit nuk ju kemi parë aktive. Përveç asaj që dimë politikisht, ka diçka tjetër?

Të mos jesh në sytë e medias nuk do të thotë të jesh zhdukur për njerëzit. Pas 25 prillit u pa qartë se ka ndodhur një masakër zgjedhore. Çdo ditë pasurohet lista e shkeljeve dhe manipulimeve të zgjedhjeve me fakte të reja. Reflektimi i Monika Kryemadhit si kryetare partie, si kandidate për deputete, apo edhe si themeluese e LSI, kërkon kohën e duhur për të vlerësuar situatën në të cilën gjendemi. Një analizë që ka të bëjë me atë që ka ndodhur para dhe pas 25 Prillit, ka të bëjë me vazhdimësinë e demokracisë dhe të Shqipërisë.

Kishit 19 deputetë dhe përfunduat në 4 deputetë…

Po kështu është, na lanë 4 mandate si rezultat i skemës kriminale të grabitjes së mandateve të LSI, ndihmuar edhe nga sistemi i padrejtë zgjedhor.

Rakordimet numerike të zgjedhjeve të 25 prillit janë komplet ndryshe; ka të bëjë me tjetërsimin e votës gjatë procesit të numërimit, apo në kualifikimin e votave në të vlefshme dhe të pavlefshme, që përcaktohej me votim nga komisionerët e KZAZ -ve, që ishin 6 Pro votave të pavlefshme të PS dhe vetëm vota e komisionerit të LSI ishte kundër, siç është rasti flagrant i Beratit, apo Durrësit ku jo sipas vullnetit të qytetarëve, por sipas dëshirës së anëtarëve të Kzaz, ka ndodhur grabitja e mandatit të LSI. Në Berat për 35 vota dhe Durrës 55 vota. Tjetërsimi i votave, dukshëm ka çuar në humbjen e të paktën pesë mandateve të LSI, të cilat, nëse do të ishin mbrojtur siç duhet në tavolinë, nuk do t’i kishin kaluar PS.  Megjithatë…

…Plus 4 që keni shkojnë 9. Nga 19 deputetë, në 9, ka një diferencë goxha të madhe…

Matematikisht është korrekte nga ana juaj. Por dua t’iu kujtoj përdorimin e gjithë infrastrukturës shteterore policore, përdorimin me intesitetit të lartë të administratës publike në presion të hapur kundër jo vetëm kandidatëve të LS, por edhe familjarëve të tyre. Ju e dini shumë mirë se 80% e votave të pavlefshme janë të LSI. Nëse do të kishim një proces zgjedhor normal dhe nëse do të kishim të njejtën kohë mediatike të 19 mandateve të 2017-ës, që po ta krahasoni me kohën mediatike të 2021, do të shihni që LSI-së i mungojnë miliona minuta mediatike, miliona radhë në portale të pavarura dhe të varura, të cilat jo vetëm censuruan LSI-në për të prezantuar platformën dhe kandidatët e saj, ku pjesa më e madhe ishin të rinj dhe të reja, por mos harroni edhe përdorimin pa limit të qeverisë dhe bizneseve mediatike të lidhura me PS, të cilat u angazhuan në një fushatë shpifjesh dhe dezinformimi të opinionit publik. Shumë kandidatë për deputetë janë kërcënuar tek familjaret e tyre, tek prindërit nëse kishin biznes apo ishin në punë, nga motra, vëllai apo edhe familjarët e tyre, me kërcenime për t’u hequr nga puna, për t’ju prishur shtëpitë, apo për të mos ju kryer proceset e legalizimit.

Ju e dini shumë mirë rolin e patronazhistëve, që kanë patur tagrin deri edhe tek urdhërimi i administratës publike për të prerë gjoba ndaj popullit opozitar, me qëllimin e vetëm, intimidimin dhe tjetërsimin e votës. SPAK do duhet ti marrë në pyetje secilin prej atyre mbi 9 mijë “patronazhistë” në Tiranë, ndoshta dhe janë shtuar që prej zgjedhjeve, shumica e së cilëve janë punonjës të administratës apo të Bashkisë, por edhe të FA dhe Policisë, sektorë që e kanë të ndaluar me ligj të merren me politikë aktive, për të zbardhur deri në fund se cili ka qenë dhe është aktualisht roli i tyre.

Që kur morëm vendimin për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale, ishim të vetëdijshëm që presioni do të shtohej. Por, ne nuk mendonim kurrë që lënia përgjysëm e aksionit opozitar nisur nga 16 shkurti 2019, ose tjetërsimi i aksionit opozitar në momente të caktuara, apo nën influenca të jashtme, do të n‘a sillte këtu ku jemi sot, me ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Ç’do të thotë tjetërsim i aksionit opozitar? Apo influenca të jashtme?

Që nga djegia e mandateve dhe gjithë aksioni tjetër opozitar, ka pasur tjetër agjendë të miratuar në tryezën e frontit opozitar. Agjendat ndërroheshin gjatë rrugës.

Si ndërroheshin? Kush i ndërronte?

Lulzim Basha, shumë e qartë sot edhe më e qartë se kurrë. Ka akoma jetë politike që vazhdon dhe fakte të reja që dalin. Di të them se djegia e mandave dhe bojkoti i zgjedhjeve cënuan demokracinë në Shqipëri dhe i dhanë shancin e mundësinë Edi Ramës të ndërtojë një sistem autokratik. E vërteta është se, fatkeqësisht Shqipëria përfundoi me një opozitë, të cilës i parashkruhej agjenda nga zyra e Kryeministrit.



Më të lexuarat