Prapaskena

Çfarë ndodhi?!Fifit i bie të fikët në emision LIVE

Publikuar: 23/11/2021

Fifit i ka rënë të fikët në emision Live. Pranë shtëpisë së “Big Brother Vip” ndhodhet ekipi mjekësor. Këngëtares i ka rënë të fikët pas komenteve të opinionistes së spektaklit, Balina Bodinaku.

Edhe pse komentet e Bodinakut ishin normale dhe jo të një natyre agresive, Fifi nuk i ka pritur mirë ato dhe ka rënë në dysheme, ndërkohë që banorët kanë vrapuar ta ndihmojnë.

Pas kësaj spektakli është ndërprerë duke kaluar në publicitet. Kujtojmë se Fifi ka thënë edhe më parë se është në luftë me ankthin dhe depresionin.



Më të lexuarat