Prapaskena

Aksidenti/ Në mesin e viktimave vajza e politikanit shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Publikuar: 23/11/2021

Në mesin e viktimave që humbën jetën në Bullgari është dhe Sumeja Brava, 27-vjeç. E reja është vajza e politikanit të njohur shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Muhedin Brava, i cili është përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët.

Politikani ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga aksidenti tragjik duke bashkangjitur edhe një mesazh prekës për humbjen e të bijës.

“U takofshim ne lulet e xhenetit bija ime Sumeja”, shkuan ai.

 



Më të lexuarat