Prapaskena

“S’i zgjidhim hallet”, Meta: Po ngelën në duart e Bashës, mos u zgjidhshin kurrë

Publikuar: 22/11/2021

Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur me batutë fjalëve të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili është shprehur se Meta ‘ka halle’ që Partia Demokratike nuk ia zgjidh dot.

I pyetur në “Çim Peka Live” se çfarë hallesh ka Presidenti, Meta tha se asgjë e tillë nuk ekziston. Meta shtoi se edhe nëse do të kishte, nëse ‘hallet’ e tij do të mbeteshin në duart e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, nuk do të gjenin kurrë zgjidhje.

“Nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë hall. Nëse unë ngelem në dorën e Bashës për të më zgjidhur hallet apo të dikujt tjetër, halli kurrë mos pastë zgjidhje për Ilir Metën. Por siç duket dikush tjetër është në hall,”- tha Meta. 



Më të lexuarat