Sot duhet të ishte në burg për korrupsion, mashtrim, konflikt interesi dhe ndërtim të paligjshëm me pasoja në humbje jetë njerëzit, por vijon të marrë tendera të dyshimtë nga drejtorët dhe kryebashkiakët e Edi Ramës, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Bëhet fjalë për ish deputetin e Partisë Socialiste, Pilo Kerin, në zonën e Kuçovës, tashmë një ndërtues i skeduar për skandale me pasoja të rënda dhe i lidhur me Ilir Metën.
Për të fituar sa më shumë para, Pilo Keri kishte abuzuar dhe mashtruar me cilësinë e ndërtimit të një pallati 10 kate në Durrës, përfunduar së ndërtuari prej tij në vitin 2010. 9 vite më vonë, pas tërmetit 29 nëntorit 2019, pallati i ndërtuar nga Pilo Keri, përmes kompanisë së tij PIENVIS, u shkërmoq si brenda, ashtu edhe jashtë, si të ishte ndërtuar prej rëre.
Për fatin e mirë, pallati nuk u shemb fare, pasi tragjedia do të ishte e përmasave më të mëdha se sa ajo e Thumanës. Megjithatë, Pilo Keri i shpëtoi dosjes penale të prokurorisë për ndëshkimin e përgjegjësve pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, për mashtrim me cilësinë dhe standardet e ndërtimit.
Dosja nisi të shfryhej gradualisht, bashkë me retorikën e Edi Ramës, ndërsa të të gjithë ‘peshqit e mëdhenj’ të mafies së ndërtimit, i shpëtuar ndëshkimit ligjor.
Nëse me mashtrimin e pallatit në Durrës nuk kishte humbje jete, por vetëm kosto financiare, me aferat me tenderat e rrugëve, Prio Keri, është bërë shkak për aksidente fatale, me vdekjen e dy fëmijëve.
Në maj të vitit 2016, dy fëmijë të moshave 3 dhe 5 vjeç humbën jetën kur makina ku ishin pasagjerë u përplas me trafikndarësen, e cila ishte ndërprerë në vendhyrjen e një karburanti, në rrugën Kavajë-Rrogozhinë. Karburanti, për të cilin ishte ndërprerë trafikndarësja në kundërshtim me ligjin, ishte pikurish i Pilo Kerit.
Trafikndarësja ishte hequr, u tha në atë kohë pas ndikimit të djalit të Pilos, Krislen Kerit, i cili ishte edhe shefi i kabinetit të Edmond Haxhinastos.
Në një kohë kur të birin Krislen Kerin e kishte drejtor kabineti në Ministrinë e Transporteve, kur kjo ministri komandohej nga Ilir Meta përmes Edmond Haxhinastos, Pilo Keri merrte tendera për rrugët, në konflikt flagrant interesi.
Skandali ishte i shumëfishtë, pasi Keri jo vetëm ishte pronar i karburantit, por ai
kishte përfituar edhe një tender 300 milionë lekë pikërisht për mirëmbajtjen e aksit rrugor Plepa-Rrogozhinë, ku përfshihej ndërhyrja e paligjshme në rrugë, për interesa të biznesit të tij, me pasoja fatale.
Edhe këtë herë, në vend që Prio Keri dhe Krislen Keri të mbylleshin në burg për korrpion me pasojë vrasjen e dy fëmijëve, dyshes babë e birë u buzëqeshi fati nga Edi Rama. Ky i fundit e bëri të birin Pilo Kerit, Krislen Kerin drejtor të Përgjithshëm të Aviacionit Civil.
Nga ana tjetër, Pilo Keri vijoi të merrte tendera me vlerë miliona euro nga drejtorët, ministrat dhe kryebashkiakët e Edi Ramës. Tenderin e fundit korruptiv dhe më paracaktim e ka marrë nga Bashkia e Kuçovës, me vlerë 140 milionë lekë.
Në vijim detaje nga aktiviteti i zi i Pilo Kerit. Pilo Keri dhe aktiviteti i tij mafioz mbetet një sfidë për SPAK. /Pamfleti