Prapaskena

Prokuroria e Posaçme kërkon pushimin e padisë së Metës për Dvoranin

Publikuar: 22/11/2021

Prokuroria e Posaçme kërkon pushimin e çështjes për padinë e presidentit Ilir Meta ndaj ish-kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Rreth një vit më parë, presidenti Meta paditi Dvoranin duke e akuzuar për veprimtari kriminale dhe shkelje të Kushtetutës në procesin e miratimit të ndryshimeve ligjore për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Meta e akuzoi Dvoranin se ka dërguar dy herë në të njëjtën ditë listat e kandidatëve për dy vende vakante, ndërsa kërkoi nga Komisioni i Venecias shqyrtimin e shkeljeve të pretenduara për emërmet.

Seanca është parashikuar të mbahet ditën e nesërme në orën 09:00.



Më të lexuarat