Prapaskena

Meta: Basha ndihmoi Ramën që të kapte 100% pushtetin lokal, vuri presidentin para sulmeve

Publikuar: 22/11/2021

Në një dalje për mediat, presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh se kryedemokrati Basha ka bojkotuar 30 qershorin, por edhe 13 tetorin për zgjedhjet lokale në vitin 2019.

Ai theksoi se kështu Basha ka ndihmuar Ramën që të kapë gjithë pushtetin lokal dhe se e vuri në qendër t sulmeve nga opozita dhe shumë faktorë të tjerë.

Meta: Basha ka bojkotuar 30 qershorin, por edhe 13 tetorin. Kujt i ka shërbyer Basha duke mos e riregjistruar PD-në në asnjë datë për zgjedhje? Basha kështu ka mbështetur Ramën për të kapur 100% pushtetin vendor. Do bëhej hataja në 8 qershor, se e thërret popullin dhe ia lë përgjegjësinë atij. Nëse presidenti nuk do e merrte këtë vendim, cili politikan do përvëlohej më shumë. Kam një pyetje për ju. Nga një akt të tillë që bëri presidenti a e ndihmoi kjo presidentin, a nuk u vë në qendër të sulmeve, jo vetëm nga opozita, por edhe nga shumë faktorë të tjerë.

Pra, ky është raport im me zotërinë. Unë  e kam bërë që të mos përplaseshin demokratët dhe socialistët. Sa njerëz janë plagosur nëpër mitingje që i thërriste zotëria, kush ia kishte borxhin këtij zotërisë. Po në 13 tetor, kush i tha mos u regjistro, unë i thash e vendosëm bashkë regjistrohu, ti e kërkove e vendosëm bashkë. Kush e bojkoti, 4 anëtarë të KQZ së PS dhe PD, mos bojkoto demokratët se këtu nuk të jap do zgjidhje.



Më të lexuarat