Prapaskena

Meta: Basha mu lut me lot në sy që të anuloja protestën e 8 qershorit

Publikuar: 22/11/2021

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar se kryedemokrati Lulzim Basha i ka shkuar në Gjermani në vitin 2019, kohë gjatë të cilës ai ndohej në një vizitë zyrtare.

Në deklaratën për mediat të mbajtur këtë pasdite, Meta tha se Basha shkoi në Gjermani dhe e takoi duke iu lutur me lot në sy që të anulonte prostetën e 8 qershorit që ishte paralajmëruar nga vetë Opozita e Bashkuar për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Meta tha se Basha nuk e mbante dot më nën kontroll popullin dhe kërkonte që protesta të anulohej.

E ndjejnë presionin e këtij vendimi të vështirë për mosmarrjen e Opozitës në zgjedhjet vendore. Siç e dini Presidenti kishte caktuar datën 30 qershor. Sa më shumë afrohej data 30 qershor, aq më shumë përshkallëzohej konflikti mes partive. Dukej qartë se palët politike provokonin njëri-tjetrin. Kjo situatë u shoqërua me dhunë, patën të plagosur e të dëmtuar, mijëra qytetarë përjetuan gazin. Kjo e tensionoi klimën politike në vend. Në qershor, Opozita mbajti protestën masive finale. Gjuha e urrejtjes që përdornin palët politike e në mënyrë të veçantë ajo që përdorte i ashtuquajturi kryetari i Opozitës së madhe, dukej qartë se rrezikohej paqaj në vend se integrimi në BE as që bëhej fjalë. Presidenti administroi se informacione se gjatë kësaj proteste do të përdorej dhunë arbitrare ndaj institucioneve. Presidenti ndodhej në Gjermani në këtë kohë, kohë gjatë të cilës erdhi edhe zoti Basha, iu lut Presidentit tq Republikës dhe në prezencë të të tjerëve. Iu përgjërua me lot në sy që Presidenti të anulonte protestën e 8 qershorit. Kjo pasi Basha nuk e mbante dot më nën kontroll popullin,”- tha Meta. 



Më të lexuarat