Detaje të reja janë zbardhur nga 17-vjeçarja e cila ishte zhdukur një muaj më parë, ndërsa sot u gjet nga policia në Durrës.
Ajo ka shokuar policinë me deklaratën e dhënë, teksa ka thënë se jetonte me djalin e hallës dhe se kishte një raport intim me të.
“Kam shkuar me dëshirë dhe nuk më ka përdhunuar. Kam qëndruar vetë më dëshirën time në shtëpinë e kushëririt. E kam djalë halle. Nuk kam dashur të lajmëroj prindërit. Doja të jetoja e qetë. Nuk kishin pse të bëheshin merak. Unë tani jam e rritur”, mësohet të jetë shprehur 17-vjeçarja në polici.
Policia pak më parë njoftoi se e kishte arrestuar 24-vjeçarin që kishte strehuar adoleshenten, teksa në banesën e tij janë gjetur dhe 400 gramë lëndë narkotike.