Prapaskena

TERROR në Aeroportin e Atlantës!Sulm me armë, pasagjerët shtrihen në tokë,3 të lënduar

Publikuar: 21/11/2021

Autoritetet amerikane janë në kërkim të një person të armatosur që u largua kur arma e tij u shkrep aksidentalisht brenda Aeroportit të Atlanta Hartsfield-Jackson.

Pasagjerët e pranishëm kaluan terror duke vrapuar në pistë dhe duke u shtrirë në tokë nga frika. Tre persona pësuan lëndime jo të rënda për jetën pas të shtënave në orën 13:30 me orën lokale në pikën e kontrollit të aeroportit, tha në një deklaratë Agjencia e Sigurisë së Transportit (TSA).

Dy orë më vonë fluturimet rifilluan, tha administrata e aeroportit në një postim në Twitter. Autori i ngjarjes, u identifikua nga policia. Kenny Wells akuzohet për armëmbajtje pa leje si dhe akuza për plagosjen e disa personave padashje. “Gjithnjë e më shumë njerëz filluan të vrapojnë, u dëgjuan britma, “ tha pasagjerja Erica Zeidler, e cila dërgoi foto në CNN duke treguar dhjetëra njerëz që nxitonin në pistë, disa duke tërhequr valixhet. Hartsfield-

Jackson është bërë aeroporti më i ngarkuar në botë në vitin 2021, sipas OAG, një ofrues i të dhënave analitike të aviacionit.



Më të lexuarat