Prapaskena

Shfrytëzonin 13-vjeçaren për prostitucion, lihen në burg polici dhe tutori, mohojnë akuzat

Publikuar: 21/11/2021

Gjykata ka lënë në burg Kryeinspektorin Petraq Rako dhe tutorin e vajzës 13-vjeçare, Stefan Koloi, i cili e përdorte për prostitucion të miturën. Të dy i kanë mohuar akuzat para drejtësisë.

Kujtojmë se kryeinspektori i policisë Petraq Rako u kap në flagrancë pasi kishte shkuar në ambientin e përshtatur për prostitucion nga 62-vjeçari Stefan Koloi për të kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.

Për te dy është vendosur “Arrest ne burg” deri ne perfundim te hetimeve. Ata akuzohet për “shfrytëzim prostitucioni”, “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale ne te mitur”, “prostitucion” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”.



Më të lexuarat