Prapaskena

Pamje prekëse! Familjarët e Mateos kërkojnë drejtësi, qytetarët vlonjat i mbështesin me duartrokitje

Publikuar: 21/11/2021

Familjarët e Mateo Vasiut, i cili u vra më 16-nëntor, kanë zhvilluar protestë në Vlorë.

Pasi kanë zhvilluar për disa minuta protestën e cila është shoqëruar me tensione  para ambienteve të paraburgimit ku po mbahet Klodian Çalamani, që vrau 8-vjeçarin, ata kanë zhvendosur protestën e tyre në qendër të qytetit.

Ndërkohë në mbështetje të tyre kanë qenë edhe qytetarët e Vlorës, të cilët kanë duartrokitur gjestin e tyre.

Teksa familjarët dhe të afërmit e Mateos kanë kaluar nëpër qytetin e Vlorë, qytetarët që kanë qenë në kafe, janë ngritur në këmëbë dhe kanë duartrokitur.



Më të lexuarat