Prapaskena

Ministrja e Ramës ia kthen mbrapsht plehrat të riu që i hodhi nga pallati: Shkodra asht shpia jote!

Publikuar: 21/11/2021

Edona Bilali, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes duket se i është bashkuar  aksionit për një Shqipëri të Pastër të nisur nga kryeministri Rama.

Bilali ka postuar në rrjetet sociale një video ku duket se mbledh plehrat dhe një person hedh qesen me plehra nga pallati.

Ndërkohë, ministrja që ishte duke pastruar poshtë ia hedh qesen pas djaloshit duke thënë: Edhe Shkodra asht shpia jote, mos i hidh plehnat nga dritarja!

Videoja “me skenar” duket se ka një qëllim sensibilizues nga ana e ministres Bilali për ta mbajtur Shkodrën pastër.



Më të lexuarat