Nga Tirana, në Foltoren me gratë demokrate, ish-kryeministri Berisha u shpreh se për Bashën do të mësohen gjëra të pabesueshme lidhur me gafat e tij.
Ai shtoi se sipas burimeve amerikane Basha i thoshte ambasadores të dalin nga zyra pasi dyshonte se Berisha i kishte vendosur regjistrues.
Berisha: Kur ky i pabesë dhe pa dinjitet dhe u garantoj ju se dora dorës do të mësoni gjëra të pabesueshme për pabesitë e tij të turpshëm. Ky zotëri deklaronte të gjitha gafat e tij, mi ka imponuar Sali Berisha.
Ju them këtu se burime zyrtare amerikane se i thoshte ambasadores të dalim nga zyra pasi Berisha më ka vendosur regjistrues, të flasim jashtë. Nuk ka asgjë këtu. Unë nuk do të pranoja kurrë atë për mandat të tretë në krye të opozitës, do të gjeja mënyra të ndryshme të vija tek ju. Ne nuk mund të pranonim të bëheshim ministri e Edi Ramës.