Tensione në Gjykatën e Fierit. Familjarët e 8 vjeçarit Mateo Vasiu kanë thyer derën dhe janë futur me forcë në ambientet e gjykatës pak para nisjes së seancës për masën e sigurisë për Klodian Çalamani, fqinji 38 vjeçar që u vrau fëmijën.
Ngjarja që tronditi të gjithë shoqërinë ndodhi më 16 nëntor 2021 në fshatin Grecalli të Fierit.
Policia dhe prokuroria e Fierit e arrestuan menjëherë, Klodian Çalamanin, për akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit”.
Në dëshminë e tij, të cilën Ora News e disponon, 38 vjeçari tregon me detaje si e ka goditur djalin dy herë me kazmë deri tek momenti i gjetjes nga policia të trupit të pajetë.
Pasi e ka goditur fëmijës “i ka lidhur duart mbrapa me një lidhëse këpucësh dhe e ka hedhur në gropë dhe mbuluar.”
“Më pas qëndrova në shtëpi, në oborrin e shtëpisë time dhe nuk kam lëvizur fare prej saj. Nuk më ka parë asnjë person dhe nuk i kam treguar asnjë personi……”.