Prapaskena

Dosja e krimit / Kompania Eco Riciklim e Arbër Teqjas dhe Ervin Meçes mashtron me asgjësimin e mbetjeve spitalore, paraqet letra false në tendera

Publikuar: 18/11/2021

Kompania ‘Eco Riciklim’ me nipt: L61814009B, në pronësi të Arbër Teqja, Ervin Meçe dhe Adriatik Mema vijon prej vitesh aktivitetin kriminale të mashtrimit me asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, duke sjellë tre pasoja shumë të rënda: Rrezikimin e shëndetit të qytetarëve, një katastrofë ekologjike me ndotjen e mjedisit dhe vjedhjen e fondeve publike.

Nga një dosje me dokumente të organeve ligjzbatuese shqiptare rezulton se kompania ‘Eco Riciklim’ fiton tendera pa plotësuar kriteret dhe duke paraqitur dokumente false, për gjoja asgjësimin e mbetjeve spitalore, ndërsa më pas nuk zbaton kontratat, pasi asgjësimi i mjeteve spitalore ka një kosto të lartë dhe po të kryhet ky proces nuk mbeten shumë para për t’u vjedhur.

Për të fituar një kontratë për trajtimin dhe asgjësimin e mjeteve spitalore, të cilat janë shumëfish se sa mbetjet e zakonshme, kompania duhet të paraqesë dokumentacionin real që të vërtetojë kryerjen e këtij shërbimi. Në dokumente përfshihen një kontratë me fabrikën e licencuar për depozitimin e mbetjeve spitalore, një kontratë më landfillin e licencuar për depozitimin e hirit qe del nga asgjësimi i mbetjeve spitalore pas djegies, dokumente se landfilli përkatës e kryen këtë proces dhe dokumente për eksportin jashtë vendit të hirit të mbetjeve spitalore nëse hiri dërgohet jashtë vendit.

A i ka paraqitur ndonjëherë kompania ‘Eco Riciklim’ këto dokumente?

A i asgjëson kompania ‘Eco Riciklim’ mbetjet spitalore dhe ku e çon hirin?

Dosja tregon se i gjithë ky proces i pretenduar në letra është një mashtrim kriminal me pasoja të rënda. Mbetjet spitalore përfundojnë në kazanët e plehrave, në lumenj, brigje dhe fusha. Në mashtrim kanë marrë pjesë Ministria e Shëndetësisë dhe QSUT, organe të cilat kanë ndarë paratë me treshen Arbër Teqja, Ervin Meçe dhe Adriatik Mema. Në këtë aktivitet kriminal ka marrë pjesë e Ministria e Mjedisit dhe strukturat e saj, të cilat sipas ligjit duhet të monitorojnë kompanitë e licencuara për këtë proces kaq jetik.

Në vijim: Tenderat që ka marrë kompania  ‘Eco Riciklim’ në Ministrinë e Shëndetësisë, QSUT, në Spitalin e Traumës, në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, në Spitalin Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” dhe në spitalet rajonale, për asgjësimin e mbetjeve spitalore, pa plotësuar kriteret dhe duke mashtruar me procesin e trajtimit të mbetjeve./Pamfleti



Më të lexuarat