Prapaskena

Rira nxjerr mesazhet: Bardhi nxorri urdhër kundër LSI-së, i shkrova Bashës direkt

Publikuar: 12/11/2021

Vijon përplasja dhe deklaratat në distancë mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim! Mes palëve ka pasur përplasje të forta, 24 orët e fundit që pas deklaratës së Gazment Bardhit, duke sjellë edhe reagimin e ish-kandidates për deputete e LSI në qarkun e Elbasanit Miranda Rira.

Ajo ka postuar një status të gjatë në Facebook duke akuzuar Gazment Bardhin dhe Partinë Demokratike për fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit në Prrenjas, duke theksuar se ishte pikërisht sekretari i Përgjithshëm, ai që kishte urdhëruar që asnjë votë në qarkun e Elbasanit mos të shkonte për LSI-në. Madje ajo shton se kishte këshilluar që votat të shkonin më mirë për PS-në, duke sjellë edhe reagimin e Rirës. Kjo e fundit, shkruan se ishte ankuar për fushatën e demokratëve duke mos i ndalur akuzat ndaj Bardhit.

POSTIMI I PLOTË:

Gazmend Bardhi, duke u gjëndur përballë një uragani të bazës demokrate që ka dalë hapur në mbështetje të Berishës dhe që kërkon largimin një orë e më parë të Lul Bashës, mundohet të mbrojë me thonj Bashën, duke ia hedhur fajin LSI-së, për humbjen e zgjedhjeve te Prillit. Si ish-kandidate për deputete e qarkut të Elbasanit, nuk mund të rri pa i kthyer një përgjigje. E para, Gazmend(a), erdhi nga Kavaja në Elbasan, me poture e potere të madhe, me aheng e me gjullurdi, me kulisa e me banda guerrile të armatosura, se gjoja do t’i bënte zap elbasanllinjtë dhe se fitoren do ta sillte pikërisht ky, bash aty në kërthizë të Shqipërisë! Në një situatë anormale për zgjedhje të lira e të ndershme, LSI nuk ndenji në hije, përkundrazi unë jam përballur vetë me bandat dhe me një fushë të minuar, si nga PS ashtu edhe nga PD, si nga bandat e njërës palë, ashtu edhe nga bandat e palës tjetër, duke rrezikuar edhe jetën time. Një tufë burrash e hijenash, që m’u vunë nga të katër anët! Lufta e pistë ndaj LSI, e zhvilluar në qarkun e Elbasanit, urdhërohej nga Gazmend(a), si i pari i listës në këtë qark, dhe artikulohej vertikalisht deri tek anëtarët e tjerë më të thjeshtë në bazë. Deviza ishte: “Asnjë votë LSI-së! Nëse nuk votoni PD-në, më mirë votoni PS-në sesa LSI-në”! Pikërisht për këtë, i kam shkruar një mesazh Lulzim Bashës dhe kandidatit asokohe për deputet të PD, Z. Lefter Gështenja, ku i kam kërkuar të respektojnë “koalicionin” dhe normat politike të para vendosura, nga të 2 kryetarët e partive respektive. Ty Gazi, nuk të kam shkruar ndonjëherë, sepse ty s’të llogarit njeri dhe se me njerëz hermafroditë, unë nuk merrem. Gazmend, në atë qark, ndodhi një vrasje, dhe ti mban mbi shpatulla hijen e rëndë të asaj humbjeje të panevojshme! Një humbje e madhe!

Askush nuk duhet dhe nuk mund të vritet për vota, në asnjë parti, për asnjë arsye, në asnjë krah politik,në asnjë kohë, kjo është e patolerueshme dhe e papranueshme! Prandaj, sidomos ti, kur ia hedh fajin LSI në qarkun e Elbasanit, është mirë t’i vësh fre gojës dhe të mendohesh pak!! Pak fare, do t’i bënte mirë ndërgjegjes tënde të turbullt. Hesht Gazmend, e mos fol broçkulla, pazaret e tua i dinë elbasanllinjtë dhe bashkitë e tjera të qarkut. Lul Bashën nuk e shpëton dot, duke hedhur tym e  blozë mbi LSI. LSI ka kusuret e veta, që vuri në listë njerëz çiliminj dhe pa kontribut në Lsi, ka gabimet e veta që i kushtuan shtrenjtë, por ti mos jep mend e mos bëj analizën e kandidatëve të atij qarku se nuk je i kulluar. Shumë shpejt do të ikë edhe lulushi e do mbetesh vetëm, fillikat, nën zemërimin e demokratëve të ndershëm.

 

 



Më të lexuarat