Prapaskena

Halit Valteri sulmon ashpër Xhelal Mziun: Erdhi me opinga me tel, sot lëviz me Benz 200 mijë euro

Publikuar: 12/11/2021

Ish-deputeti Halit Valteri ka folur për situatën ne Partinë Demokratike.

Halit Valteri ka parashikuar ditën e sotme se PD do të ndahet në dy parti pas përplasjes Basha-Berisha dhe kjo nuk ka diskutim.

“Kjo punë është që Basha po luan rolin e djalit që përze të atin nga shtëpia pa vdekur akoma baba. Baba thotë jam akoma gjallë. Është tradhëtuar nga njeriu i tij. E krijoi vetë si personazh nga askushi. Shumë të tjerë si Patozi , Topalli, largioheshin nga PD, por Berisha nuk foli kurrë dhe e mbështeti deri në zgjedhjet e fundit për kryetar. Më shumë është si gjueti shtrigash. Në fund të këtij procesi do të ketë dy parti. E shikoj se Basha nuk do të vazhdojë më në krye të partisë, pasi nuk ka më njerëz pas. Ka vetëm disa deputetë që nuk e di si janë futur në lista. Në rast se do fitojë Berisha edhe Basha ka disa mbështetës të tij”, tha ai.

I pyetur për deklaratën e Ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila ka thënë që nuk do të ketë marrëdhënie SHBA-PD nëse zgjidhet kryetar Sali Berisha, Halit Valteri e quajti një deklaratë të nxituar këtë gjë, duke shtuar se në Shqipëri votojnë shqiptarët jo amerikanët.

“Pa dashur të dal në kundërshtim me Yuri Kim, ambasadorët janë me mandate, ndërsa partitë janë të përhershme. Ata flasin çfarë i transmeton DASH. Atë nuk e ka në dorë asnjë lloj ambasadori kush fiton zgjedhjet në një parti. Këtu nuk votojnë amerikanët, por shqiptarët. Mu duk deklaratë er nxituar e Kim. Fakti që Berisha është shpallur non-grata, unë nuk shikoj asnjë letër të çuar në SPAK. T’i çojnë dhe Berisha të marrë dënimin e merituar. Asnjë që ka drejtuar vendin nuk është i ndershëm. Rama akuzonte Berishën në pushtet, dhe pastaj e kundërta. Në fund të fundit nuk kemi parë askënd të dënohet. Nëse Berisha ka vjedhur, ta fusin në burg. Është shumë e thjeshtë. Sigurisht që do ta njohin Berishën, nëse ai fiton. Mund ta mundi dhe Basha. Demokratët nuk kanë çfarë humbin më. Lulzim Basha i ka humbur të gjitha. Dihet si ka fituar dhe zgjedhjet e 2011.  Për mua duhet të ikin të dy, Basha dhe Berisha“, deklaroi ai.

Valteri nuk i ka kursyer sulmet për Lulzim Bashën, për të cilin tha se Vetingu në politikë pikësepari do të dënojë vetë Bashën, të cilin e akuzoi për 200 milionë eurot që u vodhën në Rrugën e Kombit. Ai u tall dhe me Xhelal Mziun, për të cilin tha se sot ecën me makinë 200 mijë euro.

“Me kë do ta bëjë vetingun në politikë? Lulzim Basha është i pari që dënohet. Ish-Ministër që zhduku 200 milionë euro nga Rruga e Kombit dhe ccoi 3 herë leje lindje për të mos shkuar në Prokurori. Me kë do e bëje me Xhelal Mziun? Erdhi me opinga me tel dhe tani ecën me Benz 200 mijë euro,” deklaroi Valteri.



Më të lexuarat