Prapaskena

Belind Këlliçi shpall zgjedhjet për kreun e ri të FRPD-së: Do jetë procesi më i bukur…

Publikuar: 12/11/2021

Këlliçi:
Ka nisur riorganizimi i të gjitha strukturave të forumit në të gjitha qytetet e vendit. Jemi përballur me policinë e Edi Ramës dhe kemi bërë shumë sakrifica, sot si forumi më i madh kemi vendosur celjen e procesit zgjedhor, unë do të qëndroj deri në datën e Kuvendit të forumit rinor të PD.

Vendimi është marrë sot me të njëjtën procedurë, dhe ju njoftoj se në 2015 kam gjetur dosjen e plotë të aplikimit tim I firmosur nga Gerti Bogdani, pra autoriteti I vetëm që cel zgjedhjet është titullari.

Po ia lë në mirëbesim të gjithë autoritetit, sekretarit të kryesisë që të menaxhojë procesin zgjedhor.

Kryesia në mënyrë unanime vendosi hapjen e procesit zgjedhor dhe atë të anëtarësimeve. 15 nëntor deri ne 20 gusht, mbyllen anëtarësimet e reja me të drejtë vote. Do ta cojmë këtë proces përpara. Ftoj të rinjtë të bëhen pjesë e forumit rinor. Kemi mundësinë ta ccojmë përpara.



Më të lexuarat